Web Analytics

Befason me përgjigjen, modelja ruse tregon a e do ende Don Xhonin

Botuar nga: InfoKosova

Reperi i njohur Don Xhon dhe modelja ruse, Ariana Lirey kanë qenë një nga çiftet më të përfolur dhe të komentuar pak kohë më parë, ku pas një shkëputje disa mujore u ribashkuan, madje pamë edhe një unazë në gishtin e modeles, por nuk e morëm vesh ‘kurrë’ se ndodhi në të vërtetë mes tyre.

Por së fundmi modelja ruse ka vendosur t’i zbulojë vetë këto dilema, në një bisedë virtuale me ndjekësit e saj, njëri prej tyre e pyet nëse e do ende Don Xhonin dhe përgjigja e modeles dukej vendimtare.

“Jo, dua lirinë time dhe jetën. Nuk më intereson”.

Duket se dyshja i kanë ndarë njëherë e mirë rrugët nga njëri-tjetri dhe për këtë gjë duket se modelja është e lumtur.

Të FUNDIT