Web Analytics

‘Besën e keni që…’, Mozzik vjen me një paralajmërim të fortë

Reperi Mozzik ka qënë i vëmendshëm në rrjetet sociale kohët e fundit duke shpërndarë postime të ndryshme, duke ngjallur shumë spekulime në lidhje me projektet e tij të ardhshme.

Së fundmi, ai ka bërë një njoftim të ndritshëm në llogarinë e tij personale të Instagram-it, duke zbuluar një lajm të jashtëzakonshëm për fansat e tij.

Në dy postime të ndara, Mozzik-u shkruan: “20 këngë komplet të reja. Besën e keni që keni për të dëgjuar albumin më të fortë në Shqiptari najher. Edhe akoma nuk ju kam treguar asgjë. Këto ditë do të flasim përsëri. Ju dua!”

Ky njoftim ka shkaktuar një valë të re emocionesh te fansat, duke shprehur padurim për të dëgjuar projektin e ri muzikor të Mozzik-ut.

Me këtë lajm, Mozzik siguron se ky album do të jetë një nga projektet më të fuqishme dhe më të rëndësishme në skenën muzikore shqiptare. Tani, fansat presin me padurim për detaje të tjera të këtij projekti të mrekullueshëm.

Shiko foton:

Nga rubrika