Bie nga objekti ku po punonte, humb jetën një person

Një punëtor ka vdekur sot pasi ka rënë nga lartësia e një objekti ku punonte në qytetin e Pejës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha se punëtori është dërguar menjëherë në emergjencën e spitalit të Pejës, ku aty është konstatuar vdekja e tij.

“Një person ka rënë nga lartësia e një objekti ku ishte duke punuar. Pasi është dërguar në emergjencën e spitalit, aty është konfirmuar vdekja e viktimës nga mjeku. Policia dhe Prokuroria janë duke i zhvilluar hetimet e nevojshme”, ka thënë Gashi.

Nga Rubrika