Web Analytics

Blero flet për Memli Krasniqin: Përmes tij, mua…

Botuar nga: InfoKosova

Sot është në krye të partisë më të madhe opozitare, por dikur Memli Krasniqi ishte në mesin e këngëtarëve më të njohur në industrinë e muzikës së vendit.

E, për ato kohë ka folur këngëtari i njohur Blero i cili edhe kishte bashkëpunuar me Krasniqin, ku i pyetur se ku është Memli më i mirë, në politikë apo në këngë, ai tha se ka vlerësim pozitiv për të në të dyja fushat, teksa shtoi se ka nostalgji të këndojë përsëri me të.

“Është i mirë si njeri më së pari.

Unë e shoh si muzikant por, përderisa Partia Demokratike e ka zgjedh si kryetar atëherë ata besojnë në Memlin.

Për Memlin kam respekt shumë, sepse ai ka qenë njeriu i cili ma ka zgjatë dorën në muzikë, përmes tij mua sot më njohin njerëzit.

Normalisht, kam nostalgji me bë muzikë me Memlin”, u shpreh në Kanal10, këngëtari Blero.

Të FUNDIT