E hënë, 16 Dhjetor, 2024
5.6 C
Pristina

Bora Zemani feston 10-vjetorin e Arborit me një festë spektakolare dhe surpriza emocionuese

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Moderatorja e njohur Bora Zemani, jo më larg se dy ditë më parë, festoi ditëlindjen e 10-të të djalit të saj, Arborit.

Ajo u shpreh me një dedikim emocionale, duke theksuar sesi ardhja në jetë e tij e “ka bërë një njeri më të mirë”.

“Fiks një dekadë më parë, erdhe në jetën time dhe gjithçka ndryshoi. U bëre drita që ndriçon çdo ditë, arsyeja pse buzëqesh edhe në momentet më të vështira. Ti më mësove kaq shumë për jetën, për dashurinë e pakushtëzuar dhe për forcën që as vetë nuk e dija se e kisha,” tha ajo në mesazhin e saj të emocionale.

Bora vazhdoi: “Ne u rritëm bashkë… Çdo hap i yti ishte një hap edhe për mua, çdo fjalë e jote një mësim për mua, çdo përqafim një dhuratë që nuk ka çmim.” Këto fjalë shprehin thellësisht ndjenjat e një prindëri që ka kaluar një dekadë të veçantë me djalin e saj.

Ajo e përfundoi dedikimin e saj duke thënë: “Ti je mishërimi i dashurisë së pakushtëzuar, motivi im për të qenë më e mirë dhe forca ime çdo ditë. Faleminderit që më bën krenare me çdo gjë që JE dhe mbi të gjitha për zemrën që të shkëlqen. ”

Megjithatë, festa për këtë 10-vjetorësi ishte diçka mahnitëse. Bora kishte organizuar një festë të madhe me shumë të ftuar, duke siguruar një atmosferë gëzimi dhe dashurie për djalin e saj.

Nga festa u ndanë mjaft momente të bukura, përfshirë foto të ëmbla me djalin e saj dhe me partnerin aktual, aktorin Donald Veshaj.

Një ngjarje e veçantë që u vu re ishte pjesëmarrja e babait të Arborit, ish-partneri i Borës, Vin Veli. Kjo tregon se edhe pas ndarjes, ata kishin arritur të mbanin raporte të mira me njëri-tjetrin, që u theksua edhe me praninë e tij në ditëlindjen e djalit të tyre.

Shiko fotot:

PROMO

Nga Rubrika