Web Analytics

Butrint Imeri në lidhje të re dashurie, kush është fatlumja?

Botuar nga: InfoKosova

Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, bëri që ‘të thyhen’ zemrat e shumë vajzave me një status të papritur në Instastory në ditën e Shën Valentinit.

Në këtë status, ai shkroi: “Gëzuar Shën Valentin, zemër.”

Edhe pse nuk ka ndarë asnjë foto ose detaj të veçantë, ky status u bë shkak për të ngritur spekulime nëse Butrinti është në një lidhje të re romantike.

Deri më tani, artisti nuk ka bërë publike asnjë marrëdhënie dhe nuk dihet nëse është në një lidhje.

Edhe pse dy lidhje të Butrintit janë zbuluar nga mediat, ai është përpjekur për ta mbajtur jetën private në hije, larg nga publiku dhe media.

Me këtë veprim të fundit, Butrinti ka nxitur kuriozitetin e fansave, megjithatë, deri në këtë moment, ai vazhdon të mbajë mister romancën e tij, duke lënë shumë pyetje të hapura dhe spekulime në mendjen e fansave.

Shiko foton:

Të FUNDIT