E mërkurë, 13 Nëntor, 2024
3.3 C
Pristina

Capital T ngre padi ndaj gazetarit të njohur, pse dhe çfarë kërkon reperi?

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Reperi i njohur nga Kosova, Trim Ademi, ose Capital T, ka ngritur një padi SLAPP (Padi Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike) ndaj gazetarit Robert Bojaj, moderator i emisionit “N’mal a n’deti” në ATV. Padia ka marrë vëmendje pas zbulimit nga juristja e medias, Flutura Kusari, e cila e ka komentuar rastin.

Padia e Capital T lidhet me një episod të emisionit të transmetuar në gusht, ku Bojaj kishte intervistuar reperin Besart Gashi, i njohur si Rreziku. Sipas padisë, Capital T pretendon se pyetjet e gazetarit ndaj të ftuarit ishin tendencioze dhe provokuese, me qëllim që t’i dëmtohej reputacioni.

Capital T kërkon që gazetari të paguajë dëmshpërblim, të vërtetohet se ka shpifur përmes pyetjeve, si dhe të ndalohet nga përsëritja e deklaratave të ngjashme “shpifëse” kundër tij. Gjithashtu, Capital T kërkon që Bojaj t’i mbulojë shpenzimet gjyqësore.

Juristja Flutura Kusari e ka kritikuar këtë padi, duke e quajtur të pabazë, pasi sipas saj, pyetjet e gazetarit nuk mund të konsiderohen si shkaktare të dëmtimit të reputacionit – janë përgjigjet që mund të ndikojnë në reputacion. Ajo thekson se, nëse Capital T beson se reputacioni i tij është dëmtuar, atëherë duhet të kishte paditur të ftuarin Rreziku, dhe jo gazetarin Bojaj.

Kusari gjithashtu vë në dukje se padia synon të ushtrojë presion direkt te gazetari, një karakteristikë kyçe e padive SLAPP.

Shiko postimin:

Nga Rubrika