E premte, 20 Shtator, 2024
14.4 C
Pristina

Cilën nga opinionistet do ta zgjidhje përsëri? Arbër Hajdari habit me përgjigjen

Në një intervistë në emisionin Cherry On Top me Bora Zemanin, Arbër Hajdari, opinionist i njohur i Big Brother VIP Albania, u pyet për përvojën e tij në spektakël dhe për zgjedhjen e tij për kolegë.

Ai ndau përvojën e tij në tre sezone të emisionit dhe përqendroi vëmendjen tek njëri nga opinionistet më të njohur, Zhaklina.

Arbri u shpreh se, për të, Zhaklina ishte kolegia më e mirë për shkak të temperamentit të saj, mënyrës së saj të arsyetimit dhe aftësisë së saj për të shprehur të vërtetën pa frikë.

“Më pëlqente që ishte një personazh që nuk kishte frikë ta thoshte të vërtetën, një personazh që pavarësisht opinionit publik, e ka thënë gjithmonë të vërtetën ashtu siç e ka menduar ajo,” tha Arbri për Zhaklinën.

Kjo përgjigje e Arbërit për të rizgjedhur Zhaklinën si kolege bëri të habitësh ndjekësit e emisionit dhe të gjithë ata që e ndoqën intervistën.

Përkundër ndryshimeve të bëra në opinionistë gjatë sezoneve të ndryshme, Arbër Hajdari shpreh vendosmërinë e tij për të zgjedhur përsëri Zhaklinën nëse do të kishte mundësinë.

Nga Rubrika