E mërkurë, 22 Janar, 2025
8.4 C
Pristina

Daut Haradinaj: Kosova nuk mund të vonojë anëtarësimin në NATO, veprimi është i domosdoshëm tani

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Kandidati për deputet nga AAK, Daut Haradinaj, ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO është një çështje jetike që nuk mund të shtyhet më tej.

Ai ka kritikuar qeverinë aktuale për mungesën e angazhimit të duhur gjatë mandatit qeverisës, duke theksuar se Kosova duhet të jetë pjesë e aleancës më të fuqishme ushtarake në botë, pa vonesa dhe pa premtime boshe. Haradinaj ka bërë thirrje për veprime konkrete, duke theksuar se çdo ditë të humbur dëmton integrimin dhe zhvillimin e vendit.

“Përderisa disa vazhdojnë me fjalë të bukura, duke tjetërsuar vetën dhe duke manifestu një fitore të re, Kosova po humbet mundësi që do të na mundësonin të forcojmë pozitat tona si komb. NATO është garancia jonë për paqe dhe siguri, dhe ky proces nuk mund të mbetet më një premtim i pastër,” tha Haradinaj në një tubim elektoral në Prishtinë.

Ai shtoi se ka një nevojë urgjente për rritjen e angazhimit të Kosovës në përpjekjet për të forcuar marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë shembuj konkretë të vendeve që kanë bërë progres të dukshëm në këtë drejtim. “Duhet të nxitim dialogun dhe bashkëpunimin me aleatët tanë, për të garantuar që zëri ynë të dëgjohet,” shtoi ai.

“Të gjitha shtetet që janë duke investuar në zhvillimin e sigurisë dhe forcimin e pozicionit të tyre në NATO janë në rrugën e duhur. Kosova nuk mund të mbetet pasive. Duhet të fillojmë tani; AAK ka planin aksional dhe politika të duhura që mbështesin këtë integrim,” shtoi ai. Haradinaj theksoi se politikat e qeverisë duhet të përqendrohen më shumë në sigurinë kombëtare dhe në projekte të cilat dëshmojnë angazhimin e Kosovës.”

Haradinaj ka theksuar se kemi shumë mundësi për të ndihmuar sigurinë dhe stabilitetin e rajonit, duke u angazhuar në projekte të përbashkëta me shtetet tjera të Ballkanit. Ai u shpreh se për të arritur qëllimet tona, duhet të krijohet një atmosferë e përshtatshme për investime që nxisin zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin politik.

“Kosova duhet të jetë një partner i barabartë, jo një spektator pasiv. Kjo është e ardhmja jonë, dhe ne e kemi këtë mundësi tani. Për Kosovën dhe qytetarët e saj, integrimi në NATO është më shumë se një çështje politike. Është çështje sigurie, zhvillimi dhe prosperiteti,” tha Haradinaj. Ai nënvizoi rolin e rëndësishëm që ka NATO në sigurimin e paqes dhe stabilitetit, duke e konsideruar si një aleat të domosdoshëm për përballimin e sfidave të shumta me të cilat përballet vendi.

“Vetëm duke qenë pjesë e NATO-s mund ta sigurojmë të ardhmen dhe mundësitë që e meritojmë,” përfundoi Haradinaj. Nga ky angazhim, ai e sheh si domosdoshmëri mobilizimin e gjithë shoqërisë për të mbështetur një projekt të tillë, ku çdo individ mund të kontribuojë sipas mundësive të tij. Angazhimi qytetar, sipas tij, do të ndihmojë në krijimin e një imazhi më të mirë të Kosovës në sytë e komunitetit ndërkombëtar.

PROMO

Nga Rubrika