Web Analytics

Dea Mishel zbulon çka po i ndodh pas mbarimit të BBV Albania!

Dje e ftuar në emisionin “Pardon my French” ka qenë nëpërmjet një lidhje telefonike, Dea Mishel Hoxha.

Bukuroshja ka treguar më shumë rreth eksperiencës së saj në edicionin e dytë të “Big Brother VIP” dhe rrugëtimit të saj drejt finales.

Si kanë qenë këto ditë për Dean? Unë jam rrugës duke ikur në Kolonjë, dje dolëm të bënim xhiro me makinë me Kristin, mund të kemi thënë dy fjalë gjithësej gjatë gjithë kohës.

Dea në fillim të këtij edicioni të “Big Brother VIP” tha se ka hyrë me një qëllim të qartë që kishte të bënte edhe me imazhin e saj, tani që gjithçka ka përfunduar a ia ka arritur Dea Mishel qëllimit të saj siç e priste?

Po, kam marrë shumë komente pozitive nga njerëzit, qoftë nga familjarët e mi, nga njerëz që nuk i njoh edhe në rrjetet sociale kam parë figura të njohura që kanë dhënë mendimin e tyre për mua që ka qenë shumë pozitiv.

Cilat kanë qenë informacionet e para që Dea Mishel ka marrë pasi doli nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ajo e “Big Brother VIP” Kush i bëri më shumë përshtypje?

Tani unë këto ditë kam qëndruar shumë me familjen dhe me shoqërinë time nuk kam qëndruar shumë mbyllur po udhëtoj, po dal dhe nuk po rri shumë në telefon me thënë të drejtën dhe informacionet kam zgjedhur që ti marr nga njerëzit e duhur, që janë shokët e mi dhe më tregojnë vetëm meme dhe video për të qeshur.

Është e kënaqur Dea me rezultatin, me vendin e katërt në këtë edicion apo priste më shumë?

Tani fitoren të gjithë e donim aty, sidomos kur arrin në finale fitoren e do, por unë jam e kënaqur mbi të gjitha me pritjen që më ka bërë publiku dhe me vlerësimin që kam marrë ndihem e plotësuar në maksimum dhe jam shumë e lumtur.

Cili është kujtimi më i bukur dhe më pak i bukur që do të ruaj Dea Mishel nga ky BBV?

Kujtimi më i bukur, skulptura ndërsa nuk do të doja t’i kujtoja fare të këqijat.

Nga rubrika