Web Analytics

Dështoi të dërgonte Shqipërinë në finalen e Eurovision, reagon për herë të parë Besa Kokëdhima

Botuar nga: InfoKosova

Këngëtarja Besa Kokëdhima, e cila përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision, ka reaguar pas diskualifikimit nga festivali muzikor në natën e dytë gjysmëfinale.

Besa Kokëdhima në një video në InstaStory falënderoi fansat për mesazhet e tyre duke u shprehur se i vinte keq që nuk u kualifikua në finale.

Por theksoi se është krenare për punën e saj, duke shtuar se “shpresoj të jetë fillimi për gjëra të tjera”.

“Dua t’ju falënderoj për të gjitha mesazhet suportuese, që ju pëlqeu dhe e shijuat përfomancën, këndimin dhe gjithçka tjetër.

Jam shumë e lumtur dhe kam punuar shumë për atë përformancë, jam e lumtur që ju pëlqeu dhe më vjen keq që nuk mbërrita në finale.

Por unë jam krenare për ekipin dhe punën time, shpresoj të jetë fillimi për gjëra të tjera.

Nuk mund të jem më e lumtur”, përfundoi Besa Kokëdhima.

Shiko videon:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Eurovision Song Contest (@eurovision)

Të FUNDIT