Diana është shprehur se ia ka parë ‘hajrin’ pjesëmarrjes në Big Brother VIP Kosova 3.
Ajo ka ndarë mendimet e saj në një intervistë të fundit, ku ka theksuar se, megjithëse ishte një eksperiencë e vlefshme, ka pasur disa pengesa gjatë qëndrimit të saj.
Sipas Dianës, largimi i saj i hershëm nga shtëpia e Big Brother ka lënë një shije të hidhur, duke pasur parasysh dashurinë e madhe që ka marrë njëherazi nga publik.
Diana foli edhe për ndjenjat e saj lidhur me Arionin, një tjetër finalist i programit. Ajo e konsideron lidhjen e tyre si një faktor që ka ndikuar në rrugëtimin e saj në lojë.
“Natyrisht që më ka mbet pikë në zemër që nuk e vazhdova lojën, se vërtetë e kam parë vetën që shkoj larg aty brenda, u penalizova shumë edhe për lojën meqë u lidha me Arionin,” tha ajo.
Këto fjalë janë pasqyra e një ndjenje të thellë: ajo e shikon veten si një konkuretnce të fuqishme, por lidhja e saj me Arionin, sipas saj, ka ndikuar negativisht në performancën e saj.
“Nëse do futesha prap e di që do e bëja lojën më shumë vetëm se në lidhje,” qartësoi ajo, duke sugjeruar se do të kishte adoptuar një strategji më të pavarur nëse do t’i jepej një tjetër mundësi.