Dijonisi rikrijon momentin epik të Bleros në spektaklin Ferma VIP

Spektakli me personazhet e famshme, Ferma VIP ka pak javë që ka nisur transmetimin, megjithatë prej tani ka pasur të qeshura pa fund mes banorëve.

Ishte këngëtari Dijonis Biba, i cili rikrijoi momentin epik të Bleros, me të cilin ky i fundit u bë i famshëm gjatë sezonit të dytë të Big Brother VIP Kosova; megjithatë Dijonisi e solli në një version pak më ndryshe.

“Kur nuk të do populli, nuk të do as produksioni”, ishin fjalët e këngëtarit.

Më pas ishte aktori Albano Bogdo i cili i vazhdoi skenarin duke e pyetur, “çfarë do të thotë kjo”; Dijonisi i dha përgjigjen epike duke i thënë: “gjithçka”.

Këngëtari Blero, ishte bërë viral në internet me momentin e tij epik në BBVK, fjalët të cilët ishin interpretuar nga përdorues të shumta

. “Kur nuk të do familja jote, nuk të do as kojshia”, ishte pikërisht ky term, që nuk ka lënë vend pa u shpërndarë.

Ferma VIP ka nisur pak javë më parë, një ‘reality show’ pak më ndryshe por me personazhe e me emra mjaft të njohur të ekranit.

Banorët aty do të jetojnë me disa sfida interesante, brenda një ferme, dhe do të qëndrojnë së paku 100 ditë.

Shiko videon:

@no.comment002

@NO COMMENT 🇦🇱 @NO COMMENT 🇦🇱 @NO COMMENT 🇦🇱 #marjanakondi #babyg #dijonisbiba #fermavip #fypシ #lot #fyp #viral #share #viralvideo #albanobogdo #fermavipalbania #nocomment002 #fypage #fermavip #fermavipalbania #ciljeta_xhilaga

♬ original sound – NO COMMENT 🇦🇱

 

Nga Rubrika