Web Analytics
E martë, 28 Maj, 2024
16.9 C
Pristina

Dikur Romeo i shprehi dashurinë, sot Beniada habit me deklaraten për Heidin

Në një intervistë të fundit në “Fan Club”, ish-finalistja e sezonit të parë të “Big Brother VIP Albania”, Beniada Nishani, ka bërë komente interesante lidhur me lojën dhe dinamikën në shtëpinë e “BBVA”, duke veçuar përvojën e çiftit më të komentuar, Heidin dhe Romeon.

Beniada reflektoi përvojën e Heidit në lojë, duke e vlerësuar si një vajzë që nuk frikësohet nga paragjykimet dhe e shpreh hapur dashurinë e saj, pa u shqetësuar për mendimet e tjera.

Ajo e krahasoi qëndrimin e Heidit me atë të vajzave që janë rritur jashtë vendit, të cilat ndonjëherë shfaqin më shumë guxim në shprehjen e tyre.

“Heidin unë e shikoj si një vajzë që nuk ka frikë nga paragjykimet si gjithë vajzat që jetojnë jashtë shtetit.

Ajo i shpreh në mendimet që ka, e shpreh dashurinë sepse nuk ka frikë nga mendimet e popullit shqiptar.

Unë mendoj që vajzat shqiptare që janë rritur këtu ka pak më shumë frikë se çfarë mendojnë ose nëse duhet ta bëj apo mos ta bëj. Pra numërojnë deri në tre. Ndërkohë unë për veten time nuk numëroja, çfarë kisha e thoja, e përqafoja edhe Donladin, Kledin…”

Të fundit