Web Analytics

Diola pranon dhuratën romantike nga i dashuri biznesmen

Botuar nga: InfoKosova

Dita e Diolës nisi me një surprizë të mrekullueshme, të cilën ajo nuk e fsheh nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Diola Dosti, u zgjua sot me një buqetë të mrekullueshme lulesh, të dhuruar nga partneri i saj, Erolld Belegu.

Duke ndarë këtë moment të veçantë me ndjekësit e saj, Diola ka publikuar një foto të buqetit në “InstaStory”, duke falënderuar Erolldin për surprizën romantike.

“Mëngjes si ky. Faleminderit Erolld Belegu”, shkruan nutricionistja në postimin e saj, duke zbuluar një pjesë të dashurisë së tyre publikisht.

Biznesmeni Belegu nuk u ndal vetëm te dhurimi i buqetit të luleve, por gjithashtu rishpërndau postimin në profilin e tij, shoqëruar me një këngë të njohur romantike, “This is how we do it” nga Montell Jordan.

Kjo moment romantik është bërë thelb për të dy, duke shfaqur për të gjithë dashurinë dhe përkushtimin e tyre.

Shiko foton:

Të FUNDIT