Dua Lipa, këngëtarja me origjinë shqiptare, e cila u fejua pak ditë më parë me aktorin Callum Turner, 34 vjeç, pas një propozimi romantik gjatë festimeve të Krishtlindjeve, tashmë zotëron një pasuri mbi 100 milionë paunde.
Sipas The Sun, Dua tani ka një pasuri prej mbi 100 milionë paundësh pas fitimeve prej 12.2 milionë paundësh gjatë vitit 2024, falë performancës së saj në Glastonbury, albumit të ri dhe koncerteve të saj të ardhshme në Wembley, të cilat u shitën menjëherë.
Firma e saj “Radical22”, e cila merret me shitjet e albumeve, ka realizuar një fitim prej 10.4 milionë paundësh, ndërsa “Radical22Live” për turnetë ka fituar 1.8 milionë paundë. Lista e pasurisë së “Sunday Times” e raportoi pasurinë e saj vitin e kaluar në 90 milionë paundë, por tani ajo ka arritur në 102.2 milionë paundë.
Dua Lipa ka arritur në majat e suksesit me një karrrierë të shpejtë dhe të suksesshme, duke u bërë një nga emrat më të njohur në industrinë muzikore. Çdo hap i saj është ndjekur me vëmendje, dhe ajo ka arritur të angazhojë miliona ndjekës në platformat sociale, duke shfrytëzuar kështu katër miliardë klikime në YouTube dhe ardhura të jashtëzakonshme nga streaming-u.
Ajo gjithashtu përfiton shumë nga marrëveshjet e saj të sponsorizimit me markat prestigjioze si Yves Saint Laurent, Versace dhe Evian mineral water, që gjithashtu e ndihmojnë atë të rrisë pasurinë e saj.
Dhe nuk është vetëm muzika ajo që e bën Dua Lipën një figurë të njohur, por edhe stili i saj unik dhe angazhimi për kauza sociale. Ajo është aktive në mbështetje të të drejtave të grave dhe ndihmon në rritjen e vetëdijes për çështje ambientale.
Më shumë sesa një artiste, Dua Lipa është kthyer në një simbol të fuqishëm për brezin e ri. Ajo vazhdon të inspirojë të rinjtë me mesazhe forcimi dhe vetëbesimi, si dhe të promovojë një imazh pozitiv për gratë në industrinë e muzikës.
Pasuria e saj është rezultat i punës së palodhur dhe pasionit të saj për muzikën. Ajo ka përfaqësuar vendin e saj me krenari dhe vazhdon të krijojë histori suksesi në skenën ndërkombëtare.
Për më tepër, kontributi i saj në muzike dhe kulturen pop është evidente dhe për çdo ditë, emri i saj bëhet edhe më i njohur në të gjithë botën.