E shtunë, 28 Dhjetor, 2024
4.7 C
Pristina

E fundit/ E akuzoi për dhunë fizike, ish-burri i Drenusha Latifit hyn sonte në Big Brother VIP Kosova

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Drenusha Latifi është një nga personazhet shumë të komentuar në edicionin e tretë të Big Brother VIP Kosova.

E para kësaj, ajo bëri bujë për marrëdhënien me ish-bashkëshortin e saj, Atilla Kardesh, të cilin e akuzoi edhe për dhunë fizike.

Ndërkohë, sot kur pritet të mbahet prime i radhës, moderatorja e Big Talk ka konfirmuar se Atilla do të jetë pjesë e BBVK 3.

“T’ua jap një informacion ekskluziv, sot na pret një prime i jashtëzakonshëm, një ndër ngjarjet mundet me qenë edhe Atilla që mundet me ardhë dhe me jap atë anën e tij se cka ka ndodhur pak a shumë me Drenushën, me pas një ballafaqim mes dyshes. Edhe me fëmijët, mundet me qenë edhe Atilla“, tha moderatorja e Big Talk në Kosova Today.

Madje, ajo hodhi dyshimet se mund të ketë ballafaqim edhe me Rrezin, banorin me të cilin Drenusha është parë e afërt me të.

“Por a do të kërkojë ai një ballafaqim me Drenushën apo Rrezin për shkak raportit që e kanë kriju besoj mundeni me pa sot”, tha moderatorja.

Theksojmë se disa muaj më parë, këngëtarja e njohur njoftoi se ka qenë viktimë e dhunës në familje.

Konkurrentja madje publikoi disa fotografi, me anë të të cilave tregoi dhunën e ushtruar nga tashmë ish-partneri.

Disa ditë pas hyrjes në shtëpi, ajo tha se ka frikë që gjatë kësaj kohe mund t’ia marrë fëmijët ish-partneri.

Reagimet e Atilles që nga hyrja në shtëpi kanë të njëpasnjëshme, ka publikuar fotografi nga gjykata, si dhe përkrahë djalit të tyre./Insajderi

PROMO

Nga Rubrika