E shtunë, 9 Nëntor, 2024
5.3 C
Pristina

E mbajti të fshehur për 10 vite, Anxhela habit me detajet nga lidhja me partnerin misterioz

Një rrëfim i papritur nga Anxhela Peristeri ka hedhur dritë mbi jetën e saj private, duke nxjerrë në pah një lidhje të gjatë dhe misterioze me me partnerin e saj.

Në një intervistë të freskët, këngëtarja ka zbuluar se ajo dhe partneri i saj kanë qenë bashkë për pothuajse 10 vjet.

Megjithatë, ajo bëri të qartë se megjithëse janë në një lidhje të fortë, ende nuk ka pasur propozim martese, dhe për këtë ka një arsye të veçantë.

Anxhela shpjegoi se e dashuri i saj, i cili mbetet një mister për publikun, është shumë i bukur dhe ajo ka frikë që t’i marrin.

Kjo është arsyeja pse ata nuk kanë publikuar asnjë foto së bashku.

Për sa i përket martesës, këngëtarja tregon se nuk e ëndërron fustanin e bardhë dhe nuk beson tek martesa tradicionale.

Edhe pse ka vënë unazën, ajo e ka bërë këtë si një mënyrë për të shmangur pyetjet e papëlqyeshme rreth statusit të saj martesor.

Anxhela Peristeri bën të qartë se për të, marrëdhënia me partnerin është një pjesë e rëndësishme e jetës së saj, megjithatë, ajo nuk e sheh nevojën për një lidhje martesore tradicionale. Kjo e bën atë një figurë tërheqëse për shumë fansa, të cilët respektojnë qëndrimin dhe autenticitetin e saj në këtë drejtim.

Nga Rubrika