Web Analytics

E përmendi tek rrëfimi prekës, Benet Beci flet pas deklaratës së Luizit për ndihmën që i dha

Botuar nga: InfoKosova

Disa ditë më parë, Luiz Ejlli në një rrëfim të ndjerë për jetën e tij, deklaroi se Benet Beci ishte një prej personave që i ishte mirënjohës.

Ky i fundit e kishte ndihmuar kur kishte pasur nevojë, i ftuar në emisionin “Open”, Beci tha se është mirënjohës që Luizi është mirënjohës gjithashtu.

Ai shtoi se Ejlli është një djalë i mirë dhe e ka justifikuar punën që ka bërë.

“Ndonjëherë ndodh që ti mund të bësh shumë ndere dhe kam punuar shumë, gjendet një mënyrë për ta kthyer nderin.

Kjo është një mënyrë që të vjen fare papritur. Jam mirënjohës që ai është mirënjohës.

Ai është një djalë i mirë i cili ka qenë dhe e ka justifikuar atë punë që ka bërë”, tha Beci.

Të FUNDIT