Web Analytics

E shpallën të vdekur, reagon ashpër Adriana Matoshi

Botuar nga: InfoKosova

Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Adriana Matoshi ka bërë një reagim në rrjetet sociale pasi një lajm i rremë që pretendonte se ajo kishte vdekur ka filluar të qarkullojë në TikTok.

Me një postim të shpejtë dhe të drejtpërdrejtë në InstaStory, Matoshi shprehi pakënaqësinë e saj ndaj këtij dezinformimi.

“Ka shumë njerëz që ma duan vdekjen, por para Zotit s’po mundeni kurrqysh me dalë, çka me bo që ai po don unë me jetu fuqishëm?”, shkroi Matoshi, duke shprehur jo vetëm gjendjen e saj shpirtërore ndaj këtij incidenti, por edhe besimin që ka në jetën dhe forcat më të larta.

Ajo nuk përmbajti habinë e saj se si mund të shkojë dikush aq larg sa të shkruajë informatë të rrejshme të tilla, dhe madje të bëjë një gabim aq të thjeshtë si shkrimi i gabuar i emrit të saj.

“Me D e kam emrin o popull. ADriana sa herë me ju tregu?”, shtoi Matoshi me një dozë humori, duke iu referuar mënyrës se si ishte shkruar gabim emri i saj në postim, i shkruar “Ardiana”.

Shiko foton:

Të FUNDIT