Web Analytics

Edona James habit të gjithë, merrë vendimin që nuk e priste askush

Pas një eksperience të shkëlqyer në Big Brother VIP Kosova 2, Edona James është bërë një figurë e përfolur në median dhe rrjetet sociale.

Në një intervistë të fundit për Prive, ajo bëri një deklaratë të rëndësishme për jetën e saj pas largimit nga reality show-i.

Edona James, e njohur për identitetin e saj si transgjinorja nga Suhareka, ka njoftuar se ka vendosur të kthehet për të jetuar në Kosovë. Përveç kësaj, ajo ka zbuluar se ka blerë një apartament në këtë vend.

“Në Kosovë u kënaqa, kam qenë në Gjermani tre javë, tash jam përgjithmonë në Kosovë, punën e kam këtu, reklamat i kam këtu, njerëzit i kam këtu,” tha Edona.

Ajo gjithashtu shprehu dashurinë për vendin e saj të lindjes, duke thënë: “Kosova më pëlqen edhe tani pasi kam qenë në Big Brother, dashuria e njerëzve më pëlqen shumë, njerëzit më duan shumë. Më pëlqen shumë të qëndroj këtu.”

Kthimi i Edona James në Kosovë dhe vendosja e saj për të investuar në një apartament tregon një angazhim të fortë ndaj vendit të saj të lindjes dhe një përqendrim të vazhdueshëm për të ndërtuar një jetë të qëndrueshme dhe të suksesshme në Kosovë.

Nga rubrika