Që nga fillimi i këtij edicioni tretë të ‘Big Brother VIP Kosova’, gjuha dhe sjellja e banorëve në shumë situata janë cilësuar si vulgare dhe të paprecedentë.
Ky edicion ka sjellë më shumë se vetëm rivalitete dhe sfida; ai ka sjellë gjithashtu një debat të rëndësishëm mbi etikën dhe sjelljen e individëve brenda shtëpisë.
Një nga reagueset kryesore ka qenë ish-banorja, Edona James, e cila ka ndarë mendimin e saj mbi disa situata të papërshtatshme.
Pas një episodi ku Diana u filmua duke qëndruar mbi kuzhinë në një mënyrë të pakuptimtë, Edona vendosi të reagojë. Ajo e quajti veprimin e Dianës si të turpshëm dhe e kritikoi ashpër në një postim në Instagram.
“A ski ku mu ul Diana katastrofë me prapanicë ku gatuhet,” shkruajti Edona, duke theksuar ndjenjat e saj ndaj situatës.
Kjo reagim solli shumë diskutime mes fansave dhe ndjekësve të programit. Disa e mbështesin Edonën dhe kritikojnë sjelljen e Dianës, ndërsa të tjerë mendojnë se çdo banor ka të drejtën e tij për të shprehur vehten në një ambient ku po kalojnë një përvojë pasigurie emocionale dhe tensionesh.
Shiko foton: