E hënë, 23 Dhjetor, 2024
3.6 C
Pristina

Emocionin Gold AG: Këngët patriotike i bëj sepse i ndiej, më dalin edhe lot…

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Arian Agushi, i njohur ndryshe si Gold AG, ka qenë i ftuar në emisionin “Debat Plus” për të diskutuar mbi temën ‘Patriotizmi dikur dhe sot’.

Artisti nga Presheva ka vlerësuar se interpretimi i këngëve patriotike është një pjesë e rëndësishme e identitetit të tij artistik.

Gjatë bisedës, ai theksoi se këto këngë janë një mjet i fuqishëm për të shprehur ndjenja të thella kombëtare, dhe se është e rëndësishme që ato të mos përdoren vetëm për përfitime financiare.

Gold AG shtoi se për të shkruar dhe interpretuar këngë patriotike është e nevojshme të ndjesh dhe të kuptosh mesazhin që ato përçojnë.

Ai gjithashtu theksoi se tekstet e këngëve të tij zbulojnë histori të vërteta dhe janë shprehje të thella nga zemra.

“Më mirë me këndu këngë patriotike, por isha kënaq nëse e ndiejnë atë që e këndojnë. Unë kur e shkruaj e ndiej se ka raste që më dalin edhe lot. Çdo këngë e imja është me tekst temin, burojnë nga zemra dhe janë me histori të vërteta sidomos këngët patriotike,” tha Gold AG në intervistën për “Debat Plus”.

Ai gjithashtu shprehu mendimin se për të qenë patriot është e rëndësishme të ndihet dhe të shprehë atë ndjenjë me integritet dhe ndjenjë të sinqertë, duke e vlerësuar më shumë vlerën e një kënge patriotike për vetëidentitetin sesa përfitimet materiale që mund të sjellë.

PROMO

Nga Rubrika