E enjte, 17 Tetor, 2024
18 C
Pristina

Emri i djalit të Evit dhe Kledit qenka më i veçantë sesa kishim menduar!

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur, Evi Reçi ka zbuluar më shumë detaje nga jeta si mami, një eksperiencë e re për të.

Evi Reçi dhe partneri i saj Kledi Hysa janë bërë prindër për herë të parë pak javë më parë më 13 Shtator. Ata kanë vendosur që djalin e tyre ta quajnë Aster.

Pse vendosën që djalin e tyre ta quajnë kështu dhe çfarë veçantie fshihet pas këtij emri?!

“Emrin e kam zgjedhur unë, sigurisht edhe me aprovimin e plotë të Kledit.

Unë desha një emër në fakt që ka një kuptim por që nuk është emër.

Duke pasur shumë ndikim nga kultura greke sepse jam rritur aty fjala Asteri do të thotë yll por nuk është emër në Greqi.

Aster është yll dhe në anglisht më pas del A star.

Më pas pashë që ishte edhe një lule që çelte në shtator dhe duke qenë se e prisnim Asterin në shtator unë thashë okej paska një kuptim të dyfishtë.”, tha Evi në “Pardon My French” me Jonida Aliçkollin dhe Arbër Çepanin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by EVI RECI (@evireci)

Nga Rubrika