Web Analytics

Enca i kishte kushtuar hit “barit”  për të cilin u arrestua (VIDEO)

Këngëtarja Ruensa Haxhia, e njohur me emrin e artit Enca, është arrestuar sot nga policia e Tiranës.

Këngëtarja 27-vjeçare u arrestua së bashku me të dashurin e saj, pasi në vilën luksoze të saj, u gjetën 5 bimë narkotike të llojit cannabis sativa.

Ajo deklaroi se bimët i kishte mbjellë për përdorim vetjak.

Nëse hedhim një sy në karrierën muzikore të këngëtares, vihet re se para 8 vitesh, Enca i ka kushttuar madje një projekt “barit”.

Çfarë thotë Enca në këngën e saj të titulluar “Edhe njo”.

“Boy une kom pi edhe mire ty nuk po t’shoh

Une s’jom n’gjendje t’mire po e pim edhe ka njo

Prit mos fol kurgjo se krejt vet ti dho qa

Qa don me bo kur une iki e ty t’lo

Boy une kom pi edhe mire ty nuk po t’shoh

Une s’jom n’gjendje t’mire po e pim edhe ka njo

Prit mos fol kurgjo se krejt vet ti dho qa

Qa don me bo kur une iki e ty t’lo”

Policia e Shtetit ditën e sotme bëri publike edhe pamjte nga vila e këngëtares, në të cilat shihen bimët narkotike të cilat duken në gjendje shumë të mirë dhe gati për kultivim./Albeu

Shiko videon:

Nga rubrika