Këngëtarja dhe influencuesja Enca, e njohur për stilin e saj unik dhe gjithmonë të veçantë, ka tërhequr vëmendjen e publikut me një qafore luksoze që ka mbajtur në një nga daljet e saj më të fundit.
Aksesorët janë gjithmonë pjesë e rëndësishme e pamjes së saj, dhe kjo qafore ka bërë mjaft bujë për shkak të dizajnit elegant dhe materialeve të cilësisë së lartë.
Qaforja, e krijuar nga një markë prestigjoze ndërkombëtare, është e punuar me gurë të çmuar dhe metale të vlefshme, dhe ka një çmim që arrin deri në 1098 dollarë, duke e bërë një element të luksit të vërtetë.
Ky aksesor është konsideruar si një simbol i statusit dhe shijeve të rafinuara të këngëtares.
Enca ka shfaqur gjithmonë një pasion për modën dhe elegancën, duke u bërë një ikonë e stilit për ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Ajo ka përmirësuar vazhdimisht pamjen e saj, duke eksperimentuar me aksesorë dhe veshje që pasqyrojnë personalitetin e saj të veçantë.
Përveç kësaj qafore, ajo shpesh kombinon veshje që theksojnë linjat e saj trupore dhe shijes moderne. Ajo e din se si të përzihet me stil, duke iu përshtatur çdo ngjarjeje, nga koncertet deri në eventet e rëndësishme sociale.
Shiko fotot: