Ish-boksieri i njohur, Enver Idrizi, përballet me një situatë të tensionuar në jetën e tij personale.
Një lidhje e re me një vajzë serbe, dukshëm më të re në moshë, ka nxitur mospajtime dhe përplasje në familjen e tij, duke sjellë një skandal që po tërheq vëmendjen e mediave dhe publikut.
Romanca e tij, e cila ka filluar të zhvillohet disa kohë më parë, ka hasur në kundërshtime të forta, përfshirë vajzën e tij. Sipas raporteve nga Prive ajo ka shprehur hapur shqetësimet e saj në lidhje me marrëdhënien e babait të saj, duke e kritikuar atë në mediat sociale.
Një nga postimet e saj më të rënda është ajo që përmban dëshmi të dhunës fizike dhe ndikimin shkatërrues që rëndon mbi jetën e saj. Ajo e ka akuzuar Enver Idrizin se e ka detyruar të largohet nga shtëpia dhe se përballja me agresionin e tij ka pasur përpasoja të rënda në jetën e saj, përfshirë humbjen e mundësive për arsimim.
“Kam vuajtur nga dhuna fizike për shumë vite. Për shkak të agresionit të tij, isha pa shtëpi dhe jetova vetëm, pa para dhe pa shkollë. Mu desh ta lija shkollën, duke u detyruar të punoj për të mbajtur mamanë time. Për muaj me radhë, kam qenë në terapi nga një idiot,” ka shkruar ajo në një histori në Instagram, duke aluduar në babain e saj.