Web Analytics

Erë, shi dhe fjolla bore në viset malore – ky është parashikimi i motit për fundjavë

Botuar nga: InfoKosova

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në fundjavë do të mbajë mot me erë dhe vranësira.

Sipas institutit, të shtunën vendi do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik.

Kjo situatë meteorologjike thuhet se do të kushtëzojë mot me vranësira dhe erëra mesatare deri të forta, nga drejtimi i veriperëndimit dhe veriut.

“Në viset e ulëta, kryesisht në veri, veriperëndim dhe perëndim parashihen riga shiu, ndërsa në viset e larta fjolla të dobëta bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius”, ka bërë të ditur IHMK-ja.

Të dielën do të mbajë mot me ngrica të lehta dhe vranësira mesatare të përcjella edhe me intervale kohore me diell.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme”, thuhet tutje. /Telegrafi/

Të FUNDIT