Web Analytics

Vazhdojnë bastisjet e Speciales, ish-komandantit të UÇK-së i konfiskohet telefoni

Botuar nga: InfoKosova

Gjykata Speciale ka bastisur këtë të premte banesën e ish-komandantit të Brigadës 122 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Vllaznim Kryeziu.

Të njëjtit i është konfiskuar telefoni, ka konfirmuar vëllai i tij, Andin Kryeziu.

“Vazhdojnë bastisjet e Gjykatës Speciale ndaj çlirimtarëve! Sot me datë 17.11.2023, Gjykata Speciale e Hagës bastisi banesën e ish-Komandantit të Brigadës 122, Vllaznim Kryeziu, ku me ç’rast iu konfiskua telefoni mobil”, ka shkruar ai në Facebook.

Bastisjet nga Specialja që ndërlidhen me proceset gjyqësore që po kryhen në Hagë, së fundmi janë shtuar. Së fundmi bastisje janë kryer edhe në shtëpitë e ish-këshilltarëve të ish-presidentit Hashim Thaçi. /Telegrafi/

Të FUNDIT