E diel, 8 Shtator, 2024
18.4 C
Pristina

Erolldi zbulon prapaskenat e festës surprizë për Diolen: Është ndërruar tre herë atë natë se s’dinte ç’të vishte

Disa ditë më parë, nutricionistja Diola Dosti mori titullin “Doktor”, një lajm i bukur i ndarë nga partneri i saj, Erolld Belegu, në një postim krenar në rrjetet sociale.

Por surpriza më e madhe për të ishte festa që e priste më vonë.

Në një intervistë për emisionin “Moment” në RTV Dukagjini, Erolldi zbulon prapaskenat e organizimit të festës së surprizës për Diolën.

“Ia bëra kështu si surprizë, më së pari në shtëpi na prisnin vajzat që s’e dinte fare që do të vinin. Pastaj i mblodhëm aty disa miq shpejt, sa kemi mundur të mbledhim, ka qenë një festë surprizë.

Diola është ndërruar tri herë atë natë se s’dinte ç’të vishte, zbriste, shihte dikë që vinte, vishte diçka tjetër, shkonte e ndërrohej, s’dinte as vetë çka po ndodh. Ajo kur ka këto ngjarjet e mëdha profesionale është pak më e tërhequr, nuk ka qejf t’i festojë e t’i bëjë të mëdha e unë prandaj bëra të kundërtën,” tregon Erolldi.

E pyetur për raportin e tij me fëmijët e Diolës, Erolldi konfirmon se ata ishin pranë në festë. “Po, po ishin aty, shihet edhe djali në atë video. Ata kanë raporte, të dyja familjet e kanë pranuar këtë raport, por që mirë,” shton ai.

Festa surprizë u organizua me sukses, ndërsa emocionet dhe çastet e paharrueshme janë të shumta për të gjithë pjesëmarrësit në këtë moment të veçantë për Diolën.

Nga Rubrika