Web Analytics

‘Familja më dinin të vdekur’, Lediona rrënqeth me historinë e saj të trishtë

Botuar nga: InfoKosova

Në një intervistë të ndjekur me kujdes në emisionin “S’e Luan Topi”, ish-banorja e njohur e Big Brother VIP, Lediona Xheladinaj, ndalet në rrëfimin e një historie të thellë dhe të trishtë nga jeta e saj.

Lediona shpalosi për herë të parë një ngjarje të ndodhur vite më parë, që ka lënë gjurmë të mëdha në jetën e saj.

tregoi se një mik i afërt kishte humbur jetën në një aksident automobilistik, duke sjellë trishtimin e paparashikueshëm për të gjithë miqtë dhe familjen e saj.

Por më e trishta ishte fakti se për shkak të informacioneve të pasakta për disa orë, familja e mikut të saj e kishte besuar se Lediona ishte viktima e aksidentit.

“Ndodhi aksidenti ku Enkelejda ndërroi jetë, po ne kemi qenë nja 200 metra larg tyre. Ish-bashkëshorti im në atë kohë për shkak të një informacioni të pasaktë, njoftoi familjen time se kisha ndërruar jetë, dhe për disa orë ata më dinin të vdekur,” tregoi Ledjona.

Të FUNDIT