Në një ditë të veçantë si sot, prezantuesja e njohur shqiptare, Arbana Osmani, feston ditëlindjen e saj të 41-të.
Por ajo nuk është e vetmja në festë, pasi partneri i saj, Eduart Grishaj, gjithashtu feston ditëlindjen e tij, mbushur me plot 35 vite.
Një bashkëjetesë e gjatë dhe e lumtur, dy fëmijë të bukur dhe një dashuri e përjetshme bëjnë këtë ditë më të veçantë për ta.
Arbana nuk ka hezituar të shprehë dashurinë dhe admirimin për partnerin e saj në një postim të ngrohtë në Instagram, duke ndarë me ndjekësit momente të mrekullueshme të tyre bashkë.
Në këtë udhëtim të përbashkët të jetës, ata kanë përjetuar shumë, duke ndarë gëzimet dhe sfidat me njëri-tjetrin. Në këtë ditë të veçantë, mes urimeve dhe emocioneve, Arbana shkruan fjalët e zemrës për Eduartin: “Të dua”.