Web Analytics

Fifi flet sërish për Adrola Dushin, tregon nëse do merrte këshilla prej saj

Këngëtarja Filloreta Raçi e njohur ndryshe si Fifi është prej dy vitesh është në një romancë me Adis Patushin.

Shpesh në daljet e saj publike Fifi flet për marrdhënien e tyre.

Në një intervistë për Prive është pyetur për raportin e saj me ish-partneren e Adisit, bëhet fjalë për modelen Adrola Dushi.

Fifi është shprehur: “Kemi një marrëdhënie shumë korrekte për hatër të çunit dhe për hatër të gjithckaje që na përfaqëson.

Është një super gocë, është fantastike edhe si nënë, edhe si femër.

Është një nënë shumë e denjë dhe pse jo do i kisha marrë këshilla për çunin.”

Shiko videon:

Nga rubrika