Fillorete Raçi, e njohur si Fifi, ka bërë të ditur se ka shumë vite që po përjeton një lidhje të veçantë dashurie me biznesmenin nga Shqipëria, Adis Patushi.
Këtë herë, ajo ka bërë një dedikim emocionues për partnerin e saj në rrjetet sociale, në rastin e ditëlindjes së tij. Në një postim të ngrohtë, Fifi shprehet:

“Më fal që nuk jam gruaja perfekte, por për familjen tonë të vogël, për ne, për ty, unë do të bëj atë që nuk bëhet. Të dua shumë o babi i bebit tim.”
Çifti ka një fëmijë të dashur, Theo Mal, i cili erdhi në jetë prill të vitit të kaluar. Kjo familje e vogël tregon se bashkëjetesa dhe dashuria e tyre janë forca e tyre kryesore, duke mbështetur njëri-tjetrin në çdo hap të jetës.
Fansat dhe miqtë urojnë çiftin për më shumë momente të këndshme dhe suksese në të ardhmen.
Shiko foton:


