Fifi ndër vite e ka dëshmuar se është natyrë e ndjeshme e sensitive.
Ajo, ka besuar e vazhdon të besoj në dashurinë e madhe dhe të vërtet, të cilën edhe po e jeton prej disa vitesh. Këngëtarja, një ikonë për shumë fansa, ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes për personalitetin e saj të ngrohtë dhe për ndjenjat e thella që shpesh shpreh.
Vështirësitë e vetmisë dhe ndarjeve janë temat e theksuara gjatë kohës që ajo ka kaluar në ‘Big Brother VIP Albania’.
Ndryshimet në dinamikat e shtëpisë ka qenë një provim të cilin e ka përballuar me dinjitet, duke treguar kështu forcën që e karakterizon. Secili moment i saj në emision ka qenë i mbushur me emocione, duke japur kështu një tregim të papërshkrueshëm për dashurinë dhe humbjen.
Këngëtarja që dikur ishte pjesë e “Big Brother VIP Albania” së fundmi ka postuar një video të Tirit dhe Krises duke u puthur, duke lënë si mbishkrim fjalët “Ah, dashuria”.
Kjo video ka bërë zhurmë të madhe në mediat sociale dhe në mesin e fansave, të cilët ndihen të lidhur me historinë e tyre.
Siç dihet, Krisa është eliminuar nga loja, ndërkohë që Tiri vazhdon të qëndroj brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh”. Kjo situatë ka krijuar një atmosferë tensioni dhe pikëllimi, jo vetëm për ata që janë brenda, por edhe për të gjithë ata që i ndjekin me pasion ngjarjet e programit.
Fifi, duke mbajtur një pozicion të veçantë në këtë histori, ka shprehur mbështetje për Tirin dhe këto ndjenja janë reflektuar në postimet e saj. Fjalët e saj shpesh shkojnë përtej thjesht një mesazhi, duke përfaqësuar një lidhje që ka mbetur në zemrat e shumë njerëzve që e ndjekin këtë reality show me pasion të madh.