E premte, 18 Tetor, 2024
12.4 C
Pristina

Fitueses së BBVA i ndodh e papritura dhe përfundon në spital, publikohen pamjet

Aktorja dhe fituesja e “Big Brother VIP” në Shqipëri, Egla Ceno, raportohet se është rrëzuar nga shkallët dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Ngjarja ka ndodhur para emisionit të djeshëm të pas-“Big Brother”.

Moderatori Ledion Liço lajmëroi në fillim të mbrëmjes së djeshme se Egla Ceno kishte pësuar një incident, ndërsa vetë ajo shprehet se ndiente dhimbje në këmbë gjatë emisionit.

Raportohet se aktorja ka rënë nga shkallët para fillimit të transmetimit pas-“Big Brother”, dhe një foto e Egla Cenos gjatë vizitës në spitalin Hygeia është siguruar nga Kryefjala.

Egla është nënshtruar kontrolleve mjekësore nga një staf profesionist në këtë spital privat në Tiranë dhe, me fat, ka rezultuar se nuk ka asnjë lëndim serioz.

 

Kjo është konfirmuar edhe nga grafia dhe skaneri të cilët Egla i është nënshtruar.

Shiko foton:

Nga Rubrika