Fituesi i “Big Brother Kanada” Kevin Jacobs ka bërë emër në Shqipëri pas pjesëmarrjes së Luiz Ejllit në edicionin e dytë të “BBV2”.
Këngëtari shkodran tregoi se strategjia e lojës së Jacobs ishte frymëzimi i tij për të fituar titullin.

Jacobs mori vesh për këtë dhe përmes postimeve në rrjetet sociale shprehu mbështetjen e tij për Luizin.
Megjithatë, pas kësaj mbështetjeje, ai është shfaqur i fiksuar pas Shqipërisë.
Në një postim të fundit në Instagram, ai ndau një foto të rezultatit 2-2 të ndeshjes Shqipëri-Kroaci, duke shfaqur flamurin me shqiponjën dykrenare në sfond për të shprehur mbështetjen e tij për kombëtaren shqiptare.
Shiko foton:


