Françeska publikon foton me djalin e saj, ja sa qenka rritur Charlie

Françeska Murati, fituese e titullit “Miss Londra”, ka ndarë së fundmi me ndjekësit një moment të veçantë familjar.

Ajo publikoi në profilin e saj në rrjetet sociale një foto të ëmbël ku shfaqet bashkë me djalin e saj të vogël, Charlie.

Në imazhin e publikuar, Françeska dhe Charlie janë veshur me rroba të zeza, duke treguar një pamje të lumtur dhe të qetë në kohën e tyre të pushimeve.

Çifti duket të jetë në një destinacion të bukur, ndërsa Françeska e përshkruan këtë moment si një kohë të këndshme me familjen e saj të vogël.

Françeska Murati, e njohur për pjesëmarrjen e saj në reality show-in “BBV”, vazhdon të shpërblejë ndjekësit me momente intime dhe të veçanta nga jeta e saj personale.

Shiko foton:

Nga Rubrika