Gjatë mbrëmjes së djeshme janë përplasur ashpër Gani Gërmia dhe Ledi.
E gjitha nisi për shkak të një fjale të Ledit në drejtim të Ganisë, përfshirë këtu kulturën e tij.
Kjo fjalë duket ta ketë prekur gazetarin e humoristin në bazë të reagimit që bëri.
Ai iu drejtua Vokshit se më këtë po e vë poshtë dhe po e ofendon gjithë Kosovën.
“Je duke e qit krejt Kosovën keq.
A ki kulturë.
A je duke e dëgjuar pyetjen, a keni kulturë? Ik se nuk diskuton me mua, nuk ke nivel.
Nuk lejoj asnjë shqiptarë me e ofendu.
Ule dorën.
Je mysafir këtu.
Kulturën time nuk ta lejoj.
Mos ma përmend kulturën”, u shpreh ai.
Këngëtarja nga ana tjetër iu përgjigj: “Nuk e thashë këtë.
Unë jam vendase.
Unë jam e Kosovës.
Tani e teprove.
Një herë ofendove.
Kosovën mos ma fut në mes”.