Gashi: Nëse LDK-ja insiston për postin e presidentit, situata komplikohet – pres që të ketë lëshim

Analisti politik Dardan Gashi ka deklaruar se insistimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës për të marrë postin e presidentit do ta komplikonte edhe më tej situatën politike në vend.

Duke folur në emisionin “Debat Plus”, Gashi ka thënë se çështja e presidentit ka qenë një nga arsyet kryesore që Kosova ka shkuar në zgjedhje, ndërsa ka vlerësuar se LDK-ja mund të jetë subjekti që do të duhet të bëjë një lëshim.

“Nëse LDK-ja insiston në marrjen e presidentit, e komplikon shumë situatën, sepse për këtë arsye kemi shkuar në zgjedhje. Kurti nuk ka dashur ta ndajë këtë pushtet me askënd, as me LDK-në, as me PDK-në dhe as me askënd tjetër”, ka deklaruar Gashi.

Gruda: PDK-ja nuk është penduar për bojkotimin e takimit me Kurtin

Sipas tij, nuk pret që lëshimi të vijë nga Lëvizja Vetëvendosje, por nga LDK-ja.

“Besoj që LDK-ja mund të bëjë një lëshim dhe jo Vetëvendosja. As nuk po ia uroj dhe as nuk kam dëshirë, por në situatën në të cilën ndodhet LDK-ja, është shumë problem të insistojë”, ka thënë Gashi.

Ai ka vlerësuar se këmbëngulja për postin e presidentit mund ta vështirësojë arritjen e një marrëveshjeje politike për formimin e institucioneve të reja. /Telegrafi/

Nga Rubrika