E hënë, 13 Janar, 2025
-1.4 C
Pristina

Gjesti zbulon nëse është në një lidhje dashurie

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Egli dhe Gjesti kanë patur një bisedë me njëri-tjetrin teksa ajo po ndihmonte këngëtarin që të sistemonte rrobat e tij. Në një moment Gjesti u shpreh se ‘ka një ndjenjë se do të martohet në këtë Big”.

Egli u shpreh se edhe ajo mendon njësoj, madje tha edhe shkronjën e parë të banores që asaj i shkoi në mendje, “L”. Por banori iu përgjigj se e ka shumë gabim.

Më pas Egli u kujtua për një fjali që kishte thënë Gjesti në shtëpinë e BBV 4. Sipas saj, këngëtari ka thënë se ‘ka frikë se ka mërzitur dikë se ka bërë diçka’.

Pjesë nga biseda:

Egli: A ke për t’u martuar me zor me dikë?

Gjesti: Jo, por kështu po e ndjej

Egli: Kush është pra?

Gjesti: Ka për të qenë shumë emocion i madh për mua, kështu po ma thotë zemra

Egli: Po pse gënjen?

Gjesti: Jo, dëgjomë

Egli: Pse po luan?

Gjesti: S’po luaj

Egli: Po luan me njeriun e gabuar

Gjesti: Me ty?

Egli: Nuk e di

Gjesti: Ti më pyete për ‘L’ të thashë jo

Egli: Ti marr me radhë. A nuk ka ardhur akoma? A është këtu?

Gjesti: O kuku për mua, prit pak, po them që po ma ndjen zemra se do martohem me dikë, por nuk e di kush është

Egli: Ti nuk e di kush është, thjesht ke një ndjenjë, ok. Unë kisha një vizion se kush mund të ishte vajza që ti pëlqen këtu, nisur nga disa gjëra që kam parë. Nuk është se mohove inicialen, a nuk është “L”?

Gjesti: Vajzat që pëlqej u rri larg njëherë

Egli: Ok, kjo bën sens

Gjesti: Po bëj hajgare se s’do martohem

Egli: Normal që nuk do martohesh se je i lidhur. Pse e mohon prezencën e gocës?

Gjesti: Nuk jam i lidhur, kam qenë. Kam qenë atje

Egli: Kështu më thanë

Gjesti: Me ditë këta ça thonë, ti hajde tek unë dhe pyetëm

Egli: Nuk dua të përzihem tek ajo pjesë, thjeshtë tani që ra muhabeti

Gjesti: Seriozisht nuk jam, më beso mua jo këta. Mua me ardhë dikush me më thënë diçka për ty, unë nuk besoj këta, vij te ti.

PROMO

Nga Rubrika