Futbollisti i njohur Granit Xhaka ka ndarë një moment të veçantë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.
Ai ka postuar një fotografi të ëmbël me vajzën e tij të vogël, duke e mbajtur të përqafuar në një mbajtëse për fëmijë.
I veshur me një xhup të trashë dhe një kapele, Xhaka duket i përqendruar në shëtitjen e tij, ndërsa vajza e tij buzëqesh e lumtur, e mbështjellë me ngrohtësi me një kapele rozë dhe veshje të përshtatshme për ditët e ftohta.
Ky imazh ngjall empati dhe me qëllimin për të treguar se si një sportist i suksesshëm balancojmë jetën profesionale me atë familjare.
Ky moment i ngrohtë familjar ka marrë shumë reagime pozitive nga fansat, të cilët e kanë vlerësuar këtë anë të butë dhe të përkushtuar të futbollistit.
Mes komenteve të shumta, ndjekësit e tij në rrjetet sociale kanë shprehur admirimin për faktin se ai arrin të jetë një baba i kujdesshëm, pavarësisht angazhimeve të tij në fushën e lojës.
Me kalimin e viteve, Granit Xhaka ka qenë i pranishëm në sytë e publikut si një lojtar i fortë dhe lider në fushën e gjelbër. Por, këto momente intime dhe familjare e përmirësojnë perceptimin e tij, duke e shndërruar atë nga një sportist i njohur në një figurë të dashur për publikun.
Shiko foton: