E premte, 27 Dhjetor, 2024
0.3 C
Pristina

Habit Dua Lipa, tregon se si cimerja e saj në Londër e spiunonte te prindërit në Kosovë: Ishte e tmerrshme

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, ka qenë e ftuar së fundmi në emisioni ne famshëm “The Graham Norton Show”.

Ajo është pyetur nga prezantuesi i famshëm britanik për vitet e jetesës në Londër, dhe më pas shpërnguljen në Kosovë dhe rikthimin e saj përsëri në Mbretërinë e Bashkuar.

“Isha 11 vjeçe. Unë jam lindur dhe rritur në Londër dhe jemi zhvendosur në Kosovë kur isha 11 vjeçe. Dhe më pas jetova atje deri në moshën 15 vjeçe, dhe kur u bëra 15, u ktheva në Londër”, tha Dua.

Artistja e hitit “Blow Your Mind” u shpreh se ky vendim i saj kishte të bënte me faktin se ishte e pamundur të depërtonte në tregun e huaj të muzikës, nga Kosova.

“Unë doja të bëja muzikë. Aq shumë sa e doja jetën në Kosovë, ishte një eksperiencë ndryshe. Dua të them, tani është gjithçka ndryshe me dëgjueshmërinë, dhe ti mund të jesh kudo në botë dhe muzika jote të dëgjohet. Nuk e ndjeja këtë në atë kohë, kur po jetoja në Kosovë, kishte shumë artistë që doja t’i shihja. Thjesht ndjeva se duhet të rikthehesha duku ku kishte më shumë mundësi. Kështu që në moshën 15 vjeçare, u ktheva e vetme në Londër”, tha Lipa.

I çuditur, Graham pyeti se si ka mundësi që prindërit e lejuan të vetme një adoleshente 15 vjeçare të shpërngulej në Londër, gjë për të cilën Dua tha se e arriti falë faktit që ata e dërguan në një dhomë dyshe, nën kujdesin e një vajze më të madhe që ata e njihnin.

“Epo, unë isha duke jetuar në një dhomë të ndarë me një cimere. Dhe prindërit e mi njihnin prindërit e saj, ajo ishte duke studiuar këtu në Londër. Mendoj se kishim shumë botëkuptime të kundërta për shkak të moshës. Mendoj se vazhduam në pjesën më të madhe deri në momentin që ajo shkoi dhe fotografoi dhomën time rrëmujë, dhe ia dërgoi mamasë time. Ishte e tmerrshme, isha vetëm 15 vjeçe”, përfundoi Dua.

Dua përndryshe pati debutimin ne saj në muzikën britanike në verën e vitit 2015 dhe që atëherë nuk është ndalur së sjelli projekti të reja, dhe duke shijuar suksese të njëpasnjëshme. /Telegrafi/

Shiko videon:

PROMO

Nga Rubrika