Aktorja dhe fituesja e BBVA3,Egla Ceno, ka qenë e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku është vënë përballë disa pyetjeve nga ana e gazetarëve.
“Ke ndonjë plan se çfarë do bësh me paratë e çmimit të madh?”– e pyeti moderatori.
Ndërsa Egla tha se ka shumë ide se si do ti menaxhojë paratë e fituara, megjithëse ka shumë “vrima” për të mbyllur.
“Kam disa ide në kokë, por duke parë e duke bërë. Në kohët që jetojmë varet si i investon. Sepse ne shqiptarëve nuk na mbyllen kurrë vrimat”– tha aktorja.