Një prej ish-banorëve të shtëpisë së “BBV3” ka qenë dhe Jetmir Salaj, rrugëtimi i të cilit mbaroi shumë shpejt dhe kjo gjë u kërkua prej tij, pra doli me vetëdije të plotë.
Ky vendim i Jetmirit solli më pas një sërë ironish në rrjetet sociale prej tij për Ledionin dhe produksionin.
Më pas Jetmiri nuk u duk gjëkundi… As në videon përmbledhëse të gjithë rrugëtimit të banorëve të “BBV3” madje nuk u ftua as në “After Party”.
Mirëpo në një postim në InstaStory, i pyetur nga ndjekësit se përse nuk i lufton i vetëm padrejtësitë e produksionit, Jetmiri tha:

“Për të gjithë ju miq e dashamirës që më thoni fol pse s’flet: Nuk është e lehtë të përballesh më një sistem të gjithë i vetem.
Për shkak të kontratës mund të gjobitem deri në 100 mijë euro.
Të zhvillosh një betejë ligjore në Shqipëri po dhe jashtë saj duhen edhe 100 mijë të tjera.
Nuk i kam ato lekë, frikë nuk kam e s’kam për të patur kurrë pasi besoj te e drejta ime.
Për ju që thoni hap gofund e të të mbështesim ju falenderoj por do më shanin e shpërfytyronin nëper mediat e tyre.”
Shiko foton:


