E enjte, 7 Nëntor, 2024
3.7 C
Pristina

Habit Noizy: Librat më duken “boring”, nuk i lexoj

Reperi i njohur Noizy, i ftuar në podkastin “Zë me Mirën”, ndryshe nga herët e tjera ka folur rreth jetës së tij private.

Përveç hiteve të tij dhe si e krijoi ‘famën’, reperi ka habitur me deklaratat e tij.

Ai tregoi për herë të parë se nuk njeh një nga këngëtaret e njohura botërisht si Celine Dion, madje ai u shpreh se nuk njeh asnjë si puna e saj.

Mira Kazhani: Nuk e di kush është Celine Dion? Mund ta dish si zë por nuk e lidh fytyrën?

Noizy: Jo. Muzikën po. Jo s’ka shanse shumë si puna e asaj nuk i njoh.

Sa i përket frymëzimit për tekstet, reperi tregoi se kjo nuk i vjen nga leximi. Ai u shpreh se librat për të janë të mërzitshëm dhe ajo që lexon janë fjalët e urta.

Mira Kazhani: Ke lexuar libra?

Noizy: Jo nuk e kuptoj pse për herë them që dua ta zhvilloj shqipen me lexim por janë ‘boring’, mërzitem shumë shpejt. Nuk do isha mëzit kurr duke lexuar jo poezit, por fjalët e urta,”-u shpreh reperi.

Nga Rubrika