Web Analytics

Halimi i reagon Bislimit: Së paku do të pritej nga qeveria një hulumtim se pse po ikin qytetarët

Botuar nga: InfoKosova

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka reaguar pas deklaratës së Besnik Bislimit, që ikja e qytetarëve nga Kosova është “diçka normale”.

Ajo në një postim në Facebook, ka thënë se ikja e qytetarëve nuk është betejë politike por shqetësim për shoqërinë.

“Çështja e ikjes së qytetarëve nuk është betejë politike, është shqetësim për shoqërinë dhe duhet të na bëjë bashkë të gjithëve.

Derisa zëvendës kryeministri e konstaton ikjen si ‘normale’ do të pritej nga qeveria sëpaku një hulumtim për t’i dhënë përgjigje pyetjes, pse po ikin qytetarët? Mjekët dhe ekspertët e fushave të ndryshme? Pas kësaj përgjigje dalin plot pyetje të tjera, përgjigjet në të cilat partia në pushtet i kishte në fushata parazgjedhore.

Mjerisht nuk i ka më!?”, ka shkruar ajo.

Të FUNDIT