E diel, 15 Dhjetor, 2024
1.9 C
Pristina

Hamza premton rritje pagash për mësuesit dhe investime të reja në arsim

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka shpallur angazhimin e tij për të rritur pagat e mësuesve me 50%, duke theksuar se nuk ka titull më të lartë se ai i mësuesit, arsimtarit ose profesorit.

Në një takim të fundit me mësuesit, Hamza theksoi se arsimi është një prioritet kryesor për qeverisjen e tij. “Ne do të investojmë në arsim. Ky investim përfshin përmirësimin e infrastrukturës shkollore, pajisjen e shkollave me laboratore moderne dhe ndryshimin e kurrikulave për t’iu përgjigjur kërkesave të ekonomisë fleksibël”, tha ai.

Hamza theksoi gjithashtu rëndësinë e krijimit të mundësive për nxënës dhe studentë. “Çdo nxënësi dhe studenti do t’ia ofrojmë dijen, shkathtësitë dhe mundësitë që u nevojiten për të arritur potencialin e plotë në vendin tonë”, shtoi ai.

.Ai u angazhua për të hapur drejtime të reja, për të inkurajuar mësimin dual dhe për të lidhur arsimin me punën praktike, me qëllim që të prodhohen kuadro të kualifikuar për tregun e punës.

“Investimi në arsim është investim në të ardhmen tonë. Mësuesit janë ata që formojnë brezin e ri dhe ata meritojnë mbështetje të plotë,” shprehu Hamza, duke u angazhuar për të ndryshuar perceptimin shoqëror rreth profesionit të mësuesit.

Sipas të dhënave të fundit, rritja e pagave të mësuesve do të ndihmojë në përmirësimin e motivimit dhe në tërheqjen e më shumë profesionistëve të rinj në fushën e arsimit. Hamza shpreson që kjo të kontribuojë në cilësinë e arsimit që ofrohet në Kosovë.

“Ne jemi të përkushtuar të punojmë për të mirën e të gjithë qytetarëve tanë, dhe arsimimi i gjeneratave të reja është një nga prioritetet kryesore të politikave tona,” përfundoi ai.

PROMO

Nga Rubrika