Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dhënë një përgjigje të fortë pas ofendimeve që lideri i LVV-së, Albin Kurti, u bëri partive opozitare, duke i quajtur “hajvana”.
Gjatë një konference për media, Haradinaj shprehu indinjatën e tij duke e kthyer epitetin e Kurtit për opozitën në një reflektim të vetë liderit të LVV-së.
“Ai epitet i shkon atij. Më hajvan se një kryeministër që pas katër viteve qeverisje ka treguar vica gjatë fushatës s’ka pas një program konkret, s’ka të arritura asgjë. Fatkeqësisht ky është realiteti ynë”, tha Haradinaj, duke e theksuar pamundësinë e Kurtit për të ofruar një vizion të qartë për të ardhmen e vendit.
Haradinaj gjithashtu theksoi se qytetarët e Kosovës e kanë parë të vërtetën për Kurtin, duke sugjeruar se fushata e tij nuk ka qenë në përputhje me nevojat dhe pritjet e popullit. “Ai pse nuk ka fituar me dalë me fy e me bërtit ashtu është realiteti ynë. Pra kemi të bëjmë me një njeri që vërtetë është hajvan. Po i hymë në hak hajvanëve duke i thënë atij, sepse ai është më keq”, shtoi ai, duke na bërë të mendojmë për këndvështrimin që ka Kurti mbi situatën në vend.
Reagimi i Haradinajt vjen në një kohë kur tensionet politike janë të larta, dhe rritja e tensioneve mes partive është evidente.