E enjte, 7 Nëntor, 2024
14 C
Pristina

Heidi Baci reagon pas disa ditëve heshtje, habit me deklaratën

Heidi Baçi dhe Romeo Veshaj, të cilët u njohën gjatë qëndrimit të tyre në Big Brother VIP, kanë bindur të gjithë me dashurinë e tyre të madhe, edhe pse shumë ishin skeptikë në fillim për këtë lidhje.

Pas përfundimit të BBV, çifti udhëtoi drejt jugut për të kaluar kohë bashkë dhe më pas vazhduan drejt Italisë, vendit ku jetonte Heidi.

Ajo mësohet se ka vendosur të zhvendoset në Shqipëri për të jetuar me Romeon.

Heidi e shoqëron Romeon edhe në koncerte dhe ka publikuar foto në rrjetet sociale ku shfaq dashurinë e tyre. Në një postim të fundit, ajo shkruan:

“Fillimisht duam t’ju falenderojmë të gjithë për dashurinë që na keni dhuruar. Ps. Sa e dua këtë Romeon, ai është zemra ime. Jam vajza më e lumtur në botë “, duke bërë të qartë se ndjenjat e tyre për njëri-tjetrin janë të ndjeshme dhe të thella.

Shiko fotot:

Nga Rubrika